Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, arrin sot, për vizitë dyditore gjatë së cilës do të takohet me kryetarin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile. Ai me këtë rast do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe do të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe tejkalimin e sfidave rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor, transmeton Kosovapress. Wess Mitchell mori postin e ndihmës sekretarit të Shtetit më 12 janar 2017 dhe ai është përgjegjës për marrëdhënie diplomatike me 50 vende në Evropë dhe Euroazi, NATO-n, BE-në dhe OSBE-në. Është autor i shumë artikujve dhe raporteve mbi marrëdhëniet transatlantike dhe sigurinë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …