Nënkryetari i Komunës së Deçanit, z. Sami Cacaj, së bashku me bashkëpunëtorët, kolonelin z. Avdyl Mushkolaj, si dhe një numër të konsiderueshëm qytetarësh, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të zbulimit të muralit të dedikuar ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Muralin e ka realizuar artisti Bledar Cakalli.
Komuna falënderon në mënyrë të veçantë gazetarin Marin Mema për prezencën dhe mbështetjen e tij, duke e vlerësuar lartë rolin e tij në promovimin e vlerave kombëtare dhe historike.
Ky mural përfaqëson një vlerë të rëndësishme historike dhe institucionale, duke shërbyer si homazh për sakrificën, trimërinë dhe kontributin e ushtarëve të UÇK-së në çlirimin e vendit. Komuna shpreh falënderim të posaçëm edhe për artistin Bledar Cakalli për punën dhe përkushtimin e tij në realizimin e kësaj vepre të çmuar. Gjithashtu, vlerësohet lartë pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve.