Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se kryeministri Kurti po ndjek një politikë të veprimit, një hap para, dy prapa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Kurti po ndjek një politikë jumbëse, një hap para, dy prapa, por se kjo praktikë atë s’e befason. Kishte edhe platformë me 6 pika më herët.  Gjithashtu, Haziri thotë se qëndrimi i LDK-së dhe konsensusi i saj për dialogun është që marrëveshja përfundimtare të ketë njohjen në qendër dhe që Qeveria të jetë e koordinuar me aleatë. Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeverisje e kundërligjshme: Ministrat e Kurtit ushtruan dyfish pushtet duke shkelur Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar një raport kritik mbi mandatin e Qeverisë Kurti …