Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar kundër një paraqitjeje cinike të kryetarit të ri të Shtimes, Qemal Aliu

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar kundër një paraqitjeje cinike të kryetarit të ri të Shtimes, Qemal Aliu

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të  Shtimes, Qemajl Aliu, pasi me pak vota më shumë u zgjodh kryetar, kishte deklaruar se Shtimja dhe komuna e saj tashmë janë çliruar nga Naim Ismajli.  Kundër këtij deklarimi naiv dhe urrejtës të Qemal Aliut, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar dhe  kryetari i deritanishëm,  Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar atë nga Serbia, ka saktësuar, zonja Çitaku. Partia Demokratike e Kosovës e ka qeverisur Shtimen qysh prej Qeverisë së Përkohshme të vitit 1999 e deri tani, por kryetari i ri mund edhe të mos e dijë se para 22 viteve ka pasur luftë në Kosovë dhe  Shtimja ashtu sikur tërë Kosova ende  i ka gjallë shumë nga çlirimtarët e saj. Qemal Aliu është përfaqësues i  Republikës së Tretë  virtuale të Albin Kurtit, andaj njëherë flet, pastaj mendohet.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …