Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, E. Atiq, ka përfunduar me numrin e mjaftueshëm

Procesi i nënshkrimit të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka përfunduar të premten në mbrëmje. Lajmin  e ka konfirmuar për KosovaPress, Sanja Kërtiniq, anëtare e grupit inicues në veri të Mitrovicës. Nuk e di saktë, por jam shumë e sigurt se e kemi tejkaluar numrin e nevojshëm”, ka thënë Kërtiniq, duke shtuar se të hënën do t’ia dorëzojë nënshkrimet kryesuesit të Kuvendit Komunal. Për të qenë peticioni i suksesshëm në veri të Mitrovicës, duhet të nënshkruhet nga gjithsej 3 mijë e 640 qytetarë. Peticioni për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore ka nisur të martën në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq, ndërsa nga e premtja edhe në Zveçan e  në Zubin Potok.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …