Nënshkruhen kontratat me 12 biznese përftuese nga Komuna e Skenderajt dhe UNDP

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka nënshkruar kontratat me 12 biznese përfituese, ndërsa në cermoninë e nënshkrimit të kontratve ka qenë e pranishme edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm në komunën e Skenderajt, Besarta Meha – Ademi.

Kjo iniciativë synon të ndihmojë bizneset që janë dëmtuar nga vërshimet, veçanërisht ato që operojnë përgjatë rrugës “Ilaz Kodra”, në kuadër të përzgjedhjes së bizneseve që do të përfitojnë nga Programi i Qëndrueshmërisë Ekonomike përmes metodologjisë së provuar “In Motion”. Në takim u prezantua struktura e programit dhe mekanizmat mbështetës që do të ofrohen për këto biznese, duke përfshirë përmirësimin e imazhit komercial, ofrimin e trajnimeve praktike dhe pajisjen me mjete të reja.

Ky projekt ka për synim mbështetjen dhe fuqizimin e bizneseve të vogla në komunën e Skenderajt, ndërsa takimi me 12 biznese që janë përzgjedhur për mbështetje, shënoi fillimin e një faze të re bashkëpunimi konkret në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan kremton ditën e shkollës

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan të premtën ka kremtuar ditën e shkollës, ku ka marrë …