Nënshkruhet kontrata për rregullimin e lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mirëmbajtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi ka nënshkruar kontratën për rregullimin e lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.

Përgjatë viteve, u ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të kësaj ane me vërshime në shtëpi banimi, sidomos në toka bujqësore, me të cilat janë ballafaquar edhe përgjatë këtij viti. Me këtë projekt synohet që të zgjidhet ky problem njëherë e mirë ka thënë kryetari latifi. Vlera e projektit kap shifrën e 765,095.30 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …