Nisin punimet për rregullimin e infrastrukturës në shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Senoc

Në fshatin Senoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrin dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”. Nisjen e punimeve nga afër i kanë parë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rumir Zhuniqi drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc. “Sot po monitorojmë fillimin e punimeve në rregullimin e oborrit dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Senoc, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe nxënësit e këtij fshati. Po rregullohet edhe rrethoja e fushës së futbollit si dhe po bëhet rregullimi i një fushe të hendbollit”, ka thënë kryetari Latifi. Kurse, Daut Krasniqi, kryetari këshillit të fshatit Senoc, e ka falënderuar kryetarin latifi për vizitën, ndërsa për fillimin e punimeve në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrit dhe parkingut, ka thënë se vërtetë ky projekte është i nevojshëm për kryerjen e aktiviteteve sportive për nxënësit të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …