Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me USAID-in për furnizimin e fermerëve me fidanë të dredhëzës industriale

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e USAID dhe partnerin strategjik “Agrium” shpk. për furnizimin e fermerëve ferizajas me fidanë të dredhëzës industriale të llojit senga sengana për mbjelljen e 4 hektarëve. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përmbushjes së zotimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për të mbështetur bujqit dhe fermerët ferizajas. Ai u shpreh falënderues për popullin amerikan për mbështetjen që po i japin Komunës së Ferizajt, përmes projekteve të ndryshme të përkrahura nga USAID-i. Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami falënderoi përfaqësuesit e USAID dhe “Agrium” shpk për mbështetjen, duke u shprehur se investimi në këtë kulturë, është investim në fuqizimin e bujqësisë lokale dhe rritjen e prodhimtarisë, rrjedhimisht rritjen e mirëqenies së kultivuesve të dredhëzës dhe konkurueshmërisë në tregun vendor e të huaj. Ai më tutje tha se projekte të ngjashme do të realizohen edhe në segmente të tjera të bujqësisë. Përzgjedhja e përfituesve të fidanëve të dredhëzës industriale do të bëhet nga Komuna e Ferizajt, gjegjësisht nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në bashkëpunim me “Agrium”, e cila edhe do të ndihmoj fermerët me folinë plastike dhe sistemin e ujitjes pikë pikë kurse USAID dhe “Agrium” do të sigurojnë fidanët.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …