leoni

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me gratë sipërmarrëse për shfrytëzimin e 13 shtandeve të vendosura në sheshin Calmy Ray në Viti

Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të shoqatave të grave të kësaj komune, për shfrytëzimin e shtandeve, që janë ndërtuar vite më parë në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë. Në bazë të kësaj marrëveshje, shoqatat përfituese do të paguajn 1 euro në muaj, për shfrytëzim të këtyre shtandeve, ku do të ekspozojnë prodhimet dhe artizanalet e tyre. Kjo marrëveshje do të përfshijë një periudhë 1 vjeçare. Ndërtimi i këtyre shtëpizave, kishte për qëllim zbutjen e papunësisë nëpërmes ndërmarrjeve të vogla, si dhe synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …