leoni

Njoftim për Shqyrtim Publik të projektit-“Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028“

Komuna e Skenderajt (së bashku me kompaninë e angazhuar Vizion Projekt) dhe Programin për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-i kanë kënaqësinë të ftojnë qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, zhvilluesit, pronarët e tokave, komunitetet e ndryshme dhe të gjithë të interesuarit tjerë që të marrin pjesë në hapjen e Shqyrtimit Publik të projekt-“Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028”. Me atë rast do të prezantohet dhe diskutohet zonimi i të gjithë territorit komunal së bashku me shfrytëzimin e tokës, kushtet e përgjithshme, kushtet ndërtimore; si dhe infrastruktura, vendbanimet joformale, planet rregulluese të hollësishme, etj.

Takimi hapës mbahet më 14 shkurt 2020 (e premte) ora 10:30

Salla e Kuvendit – Komuna e Skenderajt

I gjithë materiali (projekt dokumenti i HZK-së së bashku me hartat dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM)) do të jetë në dispozicion të të interesuarve për 30 ditë rresht, nga 14 shkurt deri më 16 mars, në format e mëposhtme:

  • Materialin e gjeni në vegëzën elektronike: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/ ndërsa komentet mund të adresohen në e-mailin: [email protected]

  • Materialin në kopje fizike dhe sqarimet nga personeli i gjeni në Ndërtesën e Komunës së Skenderajt, kati 3 tek Drejtoria e Urbanizmit ndërsa komentet mund të shkruhen në librin që gjendet po aty;

  • Peticionet në lidhje me projekt-HZK-në duhet të dorëzohen në Arkivin e Komunës së Skenderajt në katin përdhes;

  • Materiali do të prezantohet dhe komentet gjithashtu mundë të bëhen nëpër takimet në zonat rurale që do të organizohen si më poshtë:

  • Për vendbanimet Prekaz i Epërm, Prekaz i Poshtëm, Polac, Lubovec dhe Mikushnicë takimi do të mbahet në Prekaz të Epërm tek shkolla, me datë 18.02.2020 në ora 11.00;

  • Për vendbanimet Klinë e Epërme, Klinë e Mesme, Klinë e Poshtme, Kuqicë, Tërrnavc dhe Kotorr takimi do të mbahet në Klinë të Epërm tek shkolla, me datë 18.02.2020 në ora 13.30;

  • Për vendbanimet LLaushë dhe Tushilë takimi do të mbahet në Llaushë tek shkolla, me datë 20.02.2020 në ora 11.10;

  • Për vendbanimet Turiqec, Burojë, Kopiliq i Poshtëm, Kopiliq i Epërm, Vajnik, Rakinicë dhe Aqarevë takimi do të mbahet në Turiqec tek shkolla, me datë 20.02.2020 në ora 13.30;

  • Për vendbanimet Likoc, Rezallë, Marinë, Murgë, Kryshevc, Ticë dhe Makërmal takimi do të mbahet në Likoc tek shkolla, me datë 25.02.2020 në ora 11.10;

  • Për vendbanimet Qirez, Baks, Krasmirovc, Kozhicë, Krasaliq, Prelloc, Dashevc dhe Kralicë takimi do të mbahet tek shkolla me datë 25.02.2020 në ora 13.30;

  • Për vendbanimet Runik, Çubrel, Vitak, Banjë, Pemishtë, Kostërc, Radishevë, Izbicë, Syriganë dhe Kllodernicë takimi mbahet në Runik tek shkolla me datë 27.02.2020 në ora 11.10;

Harta Zonale është një dokument me karakter zonifikues dhe rregullues dhe pas aprovimit do të shërbejë si bazë për zhvillim fizik të territorit komunal. Procesin e planifikimit në tërësi e përkrahë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me të dhëna dhe konsulencë.

Mirëpresim kontributin e qytetarëve në finalizimin e Hartës Zonale të Komunës së Skenderajt!

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …