Nënshkruhet memorandum për realizimin e librit monografik për këngëtaren Nexhmie Pagarusha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij, përfaqësues të organizatës Integra, ku edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është mbështetja financiare për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha, e clila ka dhënë kontribut unik jetësor në pasurimin kulturor, social, ekonomik dhe politik të Kosovës. Libri do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës. Ministri Gashi, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se: “Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”. Ministri Gashi, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se: “Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”. Po ashtu, ministri sqaroi se projekti, pjesë përbërëse e këtij Memorandumi zbatohet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore dhe theksoi se “Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj”. Ndërkaq, organizatori ekzekutiv i organizatës Integra, Kushtrim Koliqi, falënderoi ministrin dhe Departamentin e Trashëgimisë, për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe në fushën e kulturës e të trashëgimisë. Ndër të tjera, Koliqi shpjegoi se përveç rrëfimit të këngëtares Pagarusha si bosht i rrëfimit të librit, “intervistat me muzikantë të tjerë që kanë punuar në këngët e Pagarushës, do të plotësojnë rrëfimin e saj. Pos këtyre, pjesë e monografisë do të jenë edhe të gjeturat e hulumtimeve që do të bëhen në arkivat e kohës. Tekstet apo kritikat që i janë bërë veprave të saj po ashtu do të jenë pjesë e librit. Kësisoj, libri do të kompletohet edhe me fotografitë e shkrepura në kohëra të ndryshme përgjatë karrierës së Pagarushës, në mënyrë që pos rrëfimit të saj, periudhat të dokumentohen edhe me pamje”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …