leoni

Nënshkruhet memorandumi në mes MEA-së dhe KRU “Prishtinës” që i hap rrugë projektit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë

Nënshkruhet memorandumi në mes MEA-së dhe KRU “Prishtinës” për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot bashkë me U.D. kryeshefin e KRU “Prishtinës”, Sokol Xhafa, kanë nënshkruar  Memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prishtinë. Qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i detyrave dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për implementim të plotë dhe të suksesshëm të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë dhe përreth. Ky memorandum i hap rrugë fillimit të procedurave të implementimit të projektit pasi që i qartëson kompetencat në mes të dy palëve dhe siguron zotimin e mjeteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Ky memorandum rrjedh si rezultat i Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Franceze për bashkëpunim financiar. Këtij memorandumi i ka paraprirë edhe Marrëveshja e Implementimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …