Nëse dikush hapë dialogun me Serbinë për urën e Ibrit, shkel sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës, tha kryetarja, Vjosa Osmani

Kryetarja,  Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Ajo  thotë  se problemi në dialog është se ka kohë të gjatë që nuk po dëshmon se i njëjti po organizohet në parimin e barazisë së palëve. Për sa i përket temave, duhet ta pyesni kryenegociatorin se për çfarë tema është dakorduar, pasi në publik është thënë që janë dakorduar për disa tema bashkë me Lajçakun. Nëse dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. Vjosa  Osmani ka thënë se tema e urës së Ibrit duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë së Kosovës, pasi sipas saj, edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …