Nëse krijohen pengesa për fillimin e dialogut Kosovë - Serbi, Grenell mund të largohet nga detyra e emisarit të SHBA-ve

Nëse krijohen pengesa për fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, Grenell mund të largohet nga detyra e emisarit të SHBA-ve

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Hagës kundër kryetarit Thaçi, ka bërë që të anulohet takimi i Washingtonit i paraparë të mbahej më 27 qershor. Data për takimin e ri do të caktohet shumë shpejtë, megjithatë pengesat që po shkaktojnë vonesa në rikthimin e palëve në tryezën e negociatave mund të rezultojnë me dorëheqjen e Richard Grenell nga detyra e tij e emisarit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar Richard Grenell qysh në muajin janar në Beograd, në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin serb Vuçiq. Ish-ambasadori gjerman në Berlin kishte thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk lëvizin drejt arritjes së një marrëveshje, atëherë SHBA do të tërhiqet. Të njejtin paralajmërim emisari i Trump e ka dhënë edhe në një video-bisedë që ka pasur me komunitetin shqiptar në SHBA.  Pjesëmarrësit në bisedë me Grenellin kanë ndarë pjesë nga diskutimi.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …