Komplikohen gjërat, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se nëse raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk votohet, ai do të jetë kundër. “Nëse raporti i komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj, raporton lajmi.net. Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë dalë deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse ky raport përfshihet në marrëveshje. Seanca e paraparë për ratifikimin e demarkacionit ende nuk ka filluar edhe pse ishte caktuar të niste në orën 11.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
