Edi Rama

Nëse Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së, Partia Socialiste do të ndërpres çdo marrëdhënie me te, tha kryeministri, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë sot se  do të ndërpres çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse zgjidhet Sali Berisha kryetar i saj. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli gjithashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. “Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar apo PD-në. Nëse do të bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur politikisht sikur është Sali Berisha, ne do ndërpresim çdo marrëdhënie. Se sa është e rëndë, apo  e lehtë këtë e gjykoni ju. Edi Rama nënvizoi se qëllimi nuk është që socialistët të nxjerrim një kryetar  nga grupi i tyre parlamentar, por qëllimi është që t’i japim Shqipërisë një kryetar  që është përfaqësues, përtej Partisë Socialiste dhe të garantoje disa cilësi të thjeshta dhe të domosdoshme, ka saktësuar me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë  dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …