Shaban Viqa

Nesër në orën 11:00 në fshatin Greme, mbahen homazhe ne nderim të Heroit të Kosovës, Shaban Viqa

Më 10 Prill 2022, në ora 11:00 në varrezat e fsh. Greme, do të organizohen homazhe ne nderim të përvjetorit të ndarjes nga jeta te luftëtarit kombëtar, ushtarit e komandantit heroik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare, Heroit të Kosovës,  Shaban Viqa-BACI! Ftojmë shokët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët e fshatit Greme, qytetarë të Komunës së Ferizajt dhe bashkëkombës nga e gjithë Kosova dhe nga viset shqiptare, të na bashkohen në homazhe dhe ta nderojmë figurën e Bacit dhe kontributin e Tij të madh për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës, Luginës dhe viseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, aty ku pushon trupi i Bacit të lavdishëm, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …