Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

Nesër në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në shkolla fillore dhe të mesme fillon Viti i Ri Shkollore

Nesër në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në shkolla fillore dhe të mesme fillon Viti i Ri Shkollore. Me rastin e kësaj dite kryetari  Hashim Thaçi, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se shpreson që edhe këtë vit të shënohen arritje në arsim që Kosova të krenohet me këto të arritura. Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot. Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë, kas saktësuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …