Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren njofton se nesër më 22 qershor 2019 në orën 18:00 promovon dy libra të rinj të autorit Osman Goranci, “ZONJA ME MASKË” – Dramë dhe “AUFWIEDERSEHEN herr DILI” – Komedi. Autori që nga viti 1978 ka punuar si gazetar dhe bashkëpunëtorë kulture në Rilindje por edhe në Radio Prizren. Nga ai deri më sot janë vënë në skenë dhjetë drama dhe komedi nga teatrot profesioniste në qytete të ndryshme të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në Llaushë të Skenderajt, sot u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …