Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tramp, ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk do duhej të ishte bërë kurrë realitet. Ajo ka theksuar më tutje se kjo gjykatë u krijua nën presion të madh politik. “Gjykata Speciale nuk do të duhej kurrë të ishte bërë realitet. Ajo u krijua nën presion të madh politik, jo për shkak të rëndësisë së pretenduar të krimeve, por si një koncesion ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe BE, për ta mbajtur Serbinë të angazhuar në Dialogun e Brukselit. Kjo ishte pjesë e procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe shtetit të ri të pavarur të Kosovës. Nëse Thaçi dhe tre të akuzuarit e tjerë përfundimisht shpallen të pafajshëm, këto përpjekje mund të shihen si një humbje e madhe kohe dhe burimesh. Për të arritur te ajo që mund të ketë qenë e dukshme që në fillim: se këta individë nuk duhej të ishin akuzuar fare. Nëse, përkundrazi, do të ketë dënim në ndonjë prej rasteve, atëherë do të hapej një debat krejt tjetër: mbi ligjshmërinë, legjitimitetin dhe natyrën e luftës çlirimtare të Kosovës. Si do të shkruhet historia e shtetit të Kosovës? Si do të dokumentohet, memorializohet dhe interpretohet roli i UÇK-së? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugëtimin e saj nga një shtet de facto në një shtet plotësisht i njohur, anëtar i OKB-së?” ka theksuar mes tjerash, ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tramp.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
