Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj Thaçit ngre pikëpyetje për proporcionalitetin në drejtësinë ndërkombëtare

Nevenka Tromp, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit dhe ish-hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit, e ka cilësuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim 45-vjeçar ndaj Hashim Thaçit si një moment me peshë për drejtësinë penale ndërkombëtare, që  sipas saj, kërkon shqyrtim të kujdesshëm mbi proporcionalitetin dhe bazën provuese të ndëshkimit. Në një analizë publike, Tromp thekson se dënimi në të drejtën penale ndërkombëtare nuk është simbolik, por duhet të jetë krahasues dhe i mbështetur në jurisprudencën e ndërtuar nga tribunalet ndërkombëtare si ICTY dhe ICTR. Ajo vlerëson se një kërkesë për 45 vjet burg e vendos çështjen në nivelin më të lartë ndëshkues, përkrah rasteve të krimeve më të rënda të gjykuara ndonjëherë. Sipas saj, kjo kërkon kujdes të shtuar juridik, pasi masa e dënimit duhet të lidhet drejtpërdrejt me shkallën e krimeve, shtrirjen kohore dhe territoriale, numrin e viktimave dhe mënyrën e përgjegjësisë së të pandehurit. Tromp vë në dukje se rastet me burgim të përjetshëm, si ato ndaj Ratko Mladićit dhe Radovan Karadžićit, lidhen me gjenocid, periudha shumëvjeçare dhe mijëra viktima. Ajo shton se akuzat kanë shtrirje më të kufizuar kohore e territoriale dhe mbështeten kryesisht në teori të autoritetit de facto, në një strukturë komanduese të fragmentuar, çka, sipas saj, e bën të diskutueshme krahasimin me rastet më të rënda të jurisprudencës ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Procesi në Hagë po deformon luftën e Kosovës dhe po amniston Millosheviçin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar me tone të ashpra ndaj procesit gjyqësor që …