leoni

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp kritikon Specialen: Refuzimi i lirimit të përkohshëm tregon mungesë respekti ndaj institucioneve të Kosovës

Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë për refuzimin e kërkesave për lirim të përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një prononcim për “Nacionalen” më 22 maj 2025, Tromp theksoi se Gjykata ka shpërfillur garancitë e ofruara nga Policia e Kosovës, duke e interpretuar këtë si një mungesë respekti për institucionet shtetërore të Kosovës, të cilat vetë kanë mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara. Ajo rikujtoi se të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar dhe se liria e përkohshme është pjesë e të drejtave themelore procedurale. Tromp vuri në dyshim arsyetimin e Prokurorisë për frikësimin e dëshmitarëve, duke thënë se kjo nuk është më e vlefshme, pasi prokuroria tashmë i ka përfunduar dëshmitë e saj. Sipas saj, dëshmitarët që do të paraqiten tani janë të Mbrojtjes dhe vijnë me dëshirën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …