Nevzad Lutfiu dhe Shaip Kamberi, kanë takuar në Bruksel emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin,  Shaip Kamberi, kanë takuar në Bruksel emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës. E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, ka shkruar, Nevzad Lutfiu.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …