Nevzad Lutfiu: Sot në Bujanoc do t’i bëhet e qartë Serbisë se shqiptarët nuk do të heshtin edhe më tej

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në tri komunave të Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu, duke folur për protestën e paralajmëruar për sot  në Bujanoc është shprehur se përmes atij tubimi synohet t’i bëhet e qartë Serbisë se shqiptarët “nuk do të heshtin”. Ai ka thënë se Serbia është duke i shpërfillur kuadrot shqiptare. Më 31 gusht 2023, realizuam aksion simbolik para shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, sepse këto institucione shpërfillnin kuadro shqiptare ndërsa sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë. Më datë 8 shtator 2023, realizuam aksion para stacionit policor në Bujanoc, sepse 2016-ta, është viti ku për herë të fundit u punësua një shqiptar në këtë institucion. Më datë 16 tetor të vitit 2023, realizuam aksion para Gjykatës në Bujanoc, edhe në këtë institucion po shpërfillën kuadrot shqiptare e po sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë. E të hënën do ta realizojmë protestën e madhe për t’ia bërë të qartë Serbisë se nuk do të heshtim”, ka shkruar Lutfiu në “Facebook”

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …