Sot më shumë se kurrë duhet të jetësohet porosia e dëshmorëve për më shumë bashkim, më shumë pajtim, më shumë rrespekt për njëri tjetrin, që sakrifica e tyre sublime të sjellë ditë më të mira për brezin e sotëm dhe për brezat e ardhshëm të kombit.
Heroizmi i dëshmorëve të lirisë do të tingëllojë zëshem si porosi jetësore se si duhet jetuar dhe si duhet vdekur, duke mos e bërë rrojtjen vdekje të përditëshme, por luftë dhe punë në shërbim të idealeve të tyre.
Është koha e fundit që mallin e pashuar për dëshmorët ta shëndrrojmë në Kod Moral Kombëtar, ligj që ata i vë në pikën kulmore meritore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
