Nga 12 shkurti deri më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të UÇK-së

Që nga nesër (e enjte 12 shkurt) e deri të hënën më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në shënim të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si tashmë tradicionalisht, në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, ora e parë mësimore i kushtohet rrugëtimit tonë popullor drejt lirisë, historisë, sakrificës, lavdisë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – krenarisë kombëtare e emblemë lavdiplote e lirisë së Kosovës.

Për historinë tonë krenare e të lavdishme, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për amanetin e Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, për sakrificën ndër breza për lirinë, pavarësinë e Republikën, kujtojmë me krenari të kaluarën e bashkë ndërtojmë të ardhmen, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …