leoni

Nga dita e enjte në Rahovec fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate

ryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese, inspektorët e kësaj drejtorie si dhe Rumir Zhunqi, drejtor i DUPMM, kanë vizituar fshatin Polluzhë dhe nga aty kanë njoftuar se nga dita e enjte do të fillohet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate. “Veprimeve të tilla skandaloze duhet t’u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s’bën të ndodh. Nga e enjtja do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate dhe ne si Komunë jemi të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Ta mbajmë bashkë Rahovecin tonë të pastër e të bukur”, është shprehur ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” triumfon në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike …