Brickos

Kryetari Begaj, priti në takim nxënësit e SHFMU “Bajram Curri” të Drenocit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë pritur në një takim, nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta, të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri” nga Drenoci. Kjo vizitë e nxënësve, është realizuar në kuadër të programit shkollor të kësaj shkolle. Në këtë pritje, kryetari Begaj, ju ka folur nxënësve për punët dhe shërbimet e institucionit të komunës, si dhe për angazhimet e komunës në raport me arsimin dhe shkollat, ndërsa ka kërkuar nga nxënësit që të mësojnë dhe të jenë shembull për në mësim dhe në aktivitete tjera edukative dhe arsimore. Nxënësit e kësaj shkolle, në kuadër të programit të tyre, përveç zyrës së kryetarit, e kanë vizituar edhe Asamblenë Komunale të Malishevës, si dhe institucionet tjera kulturore dhe arsimore në qytet, ku janë njoftuar me aktivitetet e këtyre institucioneve. Nxënësit e këtyre klasave, janë shoqëruar nga drejtori i shkollës dhe mësuesit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …