Nga e hëna do të lehtësohen edhe masat tjera të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nga e hëna, më 8 qershor, do të lehtësohen masat tjera të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit. Pas këtyre masave, qytetarët do të kenë të drejt të lëvizin lirshëm 24 orë si dhe personat të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës nga cilido shtet, nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak 7-ditor. Në vend të testimit të obliguar për Covid -19 për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka shtuar më tutje se Ministria e Shëndetësisë do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …