Ushtria amerikane ka raportuar se një sulm vetëvrasës me bombë në lindje të Afganistanit ka lënë të vrarë tre ushtarë të NATO-s. Një ushtarë amerikan dhe dy ushtarë afganë janë plagosur në sulmin e së dielës. Grupi talebanë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Wahida Shahkar, zëdhënëse e provincës Parwan, tha se sulmi ndodhi afër qytetit Charakar. NATO ka përmbyllur misionin në Afganistan më 2014, por disa trupa ende ofrojnë mbështetje dhe trajnime për ushtarët afganë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
