Për 18 vjet Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej 5 miliardë euro

Nga Taksa 100% te paralajmërimi për reciprocitet, Serbia ripushton Kosovën me importin e mallrave, Vetëvendosja hesht…

Lëvizja Vetëvendosje, në përpjekje për të ndërtuar kauzën, me qëllim për të mashtruar qytetarët e vendit dikur protestonte duke i rrëmbyer, përplasur e përmbysur  kamionët që sillnin mallra nga Serbia, pastaj për të ardhur në pushtet pranoi t’ia heqë taksën 100% mallrave Serbisë, të cilat ia kishte vënë Qeveria Hajredinaj, kishte paralajmëruar reciprocitet me Serbinë në gjitha fushat  dhe prej kur erdhi në pushtet e harroi dhe nuk e përmendi më reciprocitetin,  dhe,  më në fund pranoi që Serbia të jetë importuesi më i madh i mallrave, në Kosovë, duke i bërë të mundur Qeverisë së Vuqiqit  t’ i përfitojë disa qindra milionë fitime gjatë vitit, duke dëmtuar rëndë prodhuesit vendorë dhe duke e akuzuar kryeministrin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira ekonomike madhe edhe vëllazërore me Serbinë.

Lëshimi pe deri në këtë shkallë nga Qeveria Kurti, që po i bëhet Serbisë e mallrave serbe, madje duke dëmtuar edhe importin me mallra të Shqipërisë e shteteve të tjera fqinje, duke ia siguruar Serbisë prioritetin, ka pranuar  të bëhet një “banana Republikë” e varur prej mallrave nga Serbia, duke ia hapur dyert për një  kolonizim të heshtur  ekonomik.  Pushtimi i tregut të Kosovës  me mallra nga Serbia, ia çjerrë deri në neveritje maskën Qeverisë Kurti, e cila nuk përmend më aksionet me përmbajtje të sovranitetit ekonomik e tregtar por ka pranuar në heshtje të bëhet vend i varur nga mallrat e Serbisë, ndërsa duke kundërshtuar fuqishëm dhe me pompozitet “Ballkanin e hapur” në të cilën Kosova aktualisht ka vendin e parë si koloni e Serbisë dhe jo si partneri i barabartë.

Agjencia e Statistikave të ka  njoftuar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës.  Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut, 5.2%.  Importet nga vendet e CEFTA-s në periudhën janar-qershor 2021, arritën në 390 milionë euro, ose 19% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 67%.

Nga Serbia, importet u rritën me 143%, nga Shqipëria me 61%, nga Maqedonia e Veriut me 26%. Agjencia e Statistikave thotë se nga të dhënat e grupeve kryesore për import, produktet minerale përbëjnë pjesën më të madhe, apo 17%, ndjekur nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, me 13.4%.

“Kurse, 13.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 9% e përbëjnë mjetet e transportit, 8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike dhe 6.4%, plastika, goma dhe artikujt prej tyre”. Partneri kryesor i Kosovës për importet vijon të mbetet Gjermania (14.2%), e ndjekur nga Turqia (12.9), Kina (9.2%) dhe më pas Serbia (6.4%) Më gjerësisht  në Analiza

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …