Nga testimi i 7.946 mostrave, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona

Nga testimi i 7.946 mostrave, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vendin tonë, 17  të infektuar nga virusi korona kanë vdekur. Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 1 mijë e 67 raste të reja të infektimit, nga 7 mijë e 946 testime. Sot janë shëruar 278 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në  107 mijë e 566, qysh nga fillimi i pandemisë.  Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 467,  thuhet në njoftimin e Ministrisë së shëndetësisë. Nga këto të dhëna del se numri i të infektuarve ka pësuar rënie të ndjeshme por është rritur numri i të vdekurve. Po kështu është rritur shumë edhe numri i të shëruarve në krahasim me javët e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …