Ngërç në Kuvend: Vetëvendosje ngul këmbë për Haxhiun, Nisma sërish refuzon

Ngërçi politik për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës po thellohet. Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun ka dështuar për herë të 25-të, dhe përkundër humbjes së mbështetjes në çdo votim, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi shkurt për mediat se “VV e ka dhënë propozimin e vet”, duke konfirmuar se nuk ka ndryshim në kandidaturë, pavarësisht bisedimeve të raportuara me Nismën Socialdemokrate. Nga ana tjetër, deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, deklaroi se ende ka shpresë për një marrëveshje për emërimin e Fatmir Limajt si kryeparlamentar, në këmbim të tre votave të Nismës për formimin e qeverisë Kurti. Ajo tha se një marrëveshje gojore ishte arritur ndërmjet Limajt dhe Kurtit, por që ajo nuk është formalizuar. Ndërkohë, raportimet për takime mes Kurtit dhe Limajt – si dhe me Glauk Konjufcën – janë intensifikuar, por mbeten pa rezultat konkret.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …