Ngërçi institucional në Kosovë po zgjat në një periudhë me pasiguri të larta globale dhe presione Kosovë ke në rritje. Banka Botërore, në raportin e saj të fundit, paralajmëron për rreziqe serioze në projeksionet e rritjes ekonomike, sidomos nëse kriza politike vazhdon. Inflacioni dhe pasiguria po dëmtojnë shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, ndërkohë që investimet dhe reformat strukturore rrezikojnë të ngadalësohen. Zvarritja në formimin e institucioneve, për shkak të këmbënguljes së Vetëvendosjes për rikandidimin e Albulena Haxhiut pa mbështetje të mjaftueshme, po minon besimin e investitorëve. Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 3% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, duke thelluar shqetësimet ekonomike. Sipas Bankës Botërore, përshpejtimi i reformave dhe stabiliteti institucional janë thelbësorë për të shmangur një krizë më të thellë.
