Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave me inicialet J.J. dhe V.T., për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Kaçanik i Vjetër gjatë periudhës 1998-1999. Ata akuzohen se, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona dhe kanë kryer dhunë, maltretime fizike dhe psikike, si dhe plaçkitje të pasurisë së viktimave. Prokuroria ka propozuar që ndaj të pandehurve të mbahet gjykim në mungesë, pasi ata konsiderohen të paarritshëm për organet e drejtësisë. Ky lloj gjykimi është mundësuar nga ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, por personat e gjykuar në mungesë kanë të drejtë për rigjykim sapo të arrestohen. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë janë ngritur 50 aktakuza kundër anëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Kosovë. Ndërkohë, dhjetorin e vitit 2024 u dha aktgjykimi i parë në mungesë, me dënimin prej 15 vjetësh për Çedomir Aksiqin. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) humbën jetën mbi 13,000 civilë dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për drejtësi ndaj përgjegjësve për krimet e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntogerja e FSK-së, Vesa Ibrahimi, bëhet gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori si gruaja …