Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi falënderon FSK-në për ndihmë në luftimin e zjarreve

Niko Peleshi: Forcat ushtarake të Shqipërisë janë gati të shërbejnë me qëllim për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se edhe një kontingjent i trupave ushtarake do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë, me qëllim që të forcohet  dhe më shumë kontributi i Shqipërisë në NATO. Forcat ushtarake të Shqipërisë janë gati të shërbejnë me qëllim për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon. Pjesëmarrja e Shqipërisë  në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shtetit tonë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të forcave paqeruajtëse të  KFOR-it, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si faktor të paqes dhe sigurisë globale, ka nënvizuar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …