Nikoliq

Nikoliq: Si mund të bisedohet me liderët e Kosovës kur paraqiten si përfaqësues të një shteti të pavarur

Në fjalimin e tij pas takimit në Bruksel, kryetari i Serbisë, Nikoliq ka thënë për mediet në Beograd se i ka thënë zonjës Mogherini se  nuk mund të bisedohet me liderët e Kosovës, meqë ata po paraqiten si përfaqësues të një shteti të pavarur, të cilin po e pranon edhe BE-ja. Ai më tej ka sqaruar se zonja Mogherini i ka thënë se jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Nikoliq ka saktësuar se Serbia po vepron sipas Kushtetutës, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë dhe në këtë kuadër ai ka shprehur gatishmëri për bisedime dhe dialog me liderët e Kosovës, por ka kërkuar që ata t’ i kryejnë obligimet që i kanë marrë në saje të marrëveshjeve të arritura deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …