NIS ASFALTIMI I SEGMENTIT TË KATËRT TË RRUGËS PRISHTINË – PODUJEVË

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor,  i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizitoi fillimin e asfaltimit të segmenti i katërt të zgjerimit të rrugës Rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra. Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë si pjesë e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend. Në prononcim për media, ministri Lekaj deklaroi se kjo rrugë ka ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj ane, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe qytetarëve të Podujevës, por edhe tërë Kosovës. Ministri Lekaj ka kërkuar që pa e humbur cilësinë dhe dinamikën e punimeve, ky segment të përfundojë brenda këtij muaji. Ndërkaq drejtori i Urbanizmit të Podujevës, e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për vendosmërinë e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për Podujevën dhe qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …