Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2026, do të fillojnë me datë 29 gusht 2025, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Ftohen qytetarët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këto dëgjime, duke propozuar ide për projekte apo duke sugjeruar plane investive në zonat e tyre të banimit.
Dëgjimet do të mbahen fillimisht me grupet e grave, studentët dhe të rinjtë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarë të tjerë me fillim në ora 10.
Me përfaqësuesit e bizneseve dhe fermërët takimi është paraparë në ora 11.00, në sallën e Kuvendit komunal, kati i katërt.
Dëgjimi me grupet e interesit (si biznese, shoqria civile, klube sportive, artistët dhe qytetarë të tjerë mbahet në ora 14.00, derisa dëgjimi i përgjithshëm buxhetor me përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave dhe qytetarë të tjerë mbahet në ora 15.00.
Derisa më 5 shtator në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, kati i katërt me fillim në ora 14.00 mbahet Dëgjimi i Përgjithshëm Buxhetor i organizuar nga Kuvendi Komunal i Skënderajt.