Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kam vetëm një pyetje!

(Gabimet e paqëllimshme janë njerëzore, gabimet e qëllimshme janë djallëzore!)

Po vjen muaji mars, kujtohet komandanti Legjendar Adem Jashari, kaluan 28 vite nga rënia e tij heroike. Qeverisë aktuale dhe të gjitha qeverive paraprake të Republikës së Kosovës, në vazhdim; LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, NISMA-së, PSDK-së, PSHDK-së dhe subjekteve tjera politike, që ishin në bashkë qeverisje përgjatë këtyre viteve.
Para së të kërkonin nga kjo familje Emblematike, Emrin për President të shtetit, do shtrojë vetëm një pyetje: a kanë harruar këta, a ju kujtohet këtyre subjekteve- në azhdim Qeveriesë aktuale, që as sot e kësaj dite nuk e kanë përmbushur një obligim moral, Institucional e kombëtar për ballë kësaj familje të shenjtë, mungon shtatorja e Komandanti në Kryeqytet, pse, a di dikush të më thotë, PSE?!…
– Po, ta dua emrin për President të shtetit, por përmendorja e Komandanti Legjendar, nuk i shkon Kryeqytetit!

Mënyrë e pa nevojshme e komunikimit kjo, që shqetëson qytetarin e mirëfilltë në ditët e sotme, përballja me këtë dukuri të shëmtuar që do një shpjegim së cilës deri më sot as kush nuk i dha një përgjigje të saktë, në mos qëllimisht i bënë bisht gjithë kësaj çështjeje?!

Kush s(më) thotë nga të gjitha subjektet politike të lartshënuara që ishin në bashkë qeverisje, edhe nga kjo aktuale, të cilat i kanë hipur pushtetit mbarë e mbrapshtë përmbi.

Kam vetëm një pyetje- vetëm një:

Përse, për çfarë arsyeje, mbi bazën e cilit argument deri me sot, nuk kemi as edhe një  shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë- Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës, ku gravitojnë shumë nga përfaqësuesit e huaj diplomatik e dhjetëra figura tjera shtetërore nga e mbarë bota e madhe! Ne edhe ata, në Prishtinë hasim madje edhe shtatore, obelisk dhe simbole tjera të ish pushtuesit serbo-jugosllav, siç është edhe kunji trekëmbësh mbrapa Kuvendit të Kosovës. Simboli ky i pushtuesit dhe nomenklaturës komuniste serbo-jugosllave e nga ana tjetër, nuk hasim as gjëkundi shtatoren e Komandanti Legjendar Adem Jasharit-Adamit të shqiptarëve. Madje (nëse nuk gabohem), as edhe një rrugë në Prishtinë deri me sot, nuk mbanë emrin e Komandantit

Legjendar!…

Në të gjitha shtetet e botës ku mbretëron ligji, guximi dhe vetëdija (fatkeqësisht tek ne, mungojnë që të tria), simbolet e ish diktatorëve, janë zhdukur me kohë, si në Rusi, shtatorja e Stalinti, në Rumani ajo e Qausheskut, në Gjermani ajo e Hitlerit, në Itali ajo e Musolinit, në Francë, Poloni e gjetiu… Por në Kosovë jo, ende jo, mu në mes të Prishtinës, dhe atë mbrapa Kuvendit të Kosovës, ngrehë kokën lart, një kunj me tre brirë përpjetë- obelisk ky, që simbolizon ish diktaturën moniste serbo-jugosllave, dhe platformën e saj të ish “Vëllazërim-bashkimit”, e që pikërisht mbi këtë platformë ish pushtuesi serbo-jugosllav, ekzekutoi, dhunoi, dëboi, masakroi deri në përmasa gjenocidi mbi një milion shqiptarë!

Tani kur kanë kaluar mbi dy decenia pas luftës sonë çlirimtare, kush s(me) thotë nga të gjitha ish subjektet politike bashkë-qeverisëse edhe nga kjo aktuale se:

A keni një shpjegim për shqiptarët, për luftëtarët e Kosovës, për invalidët e luftës, për familjarët e dëshmorëve të kombit, për fëmijët e tyre, dhe për vet Familjen Jashari:

PËRSE, deri me sot, nuk u vendos shtatorja e Komandantit Legjendar në kryeqytetin e Republikë së Kosovës, pra në Prishtinë!? Të paktën një sqarim para qytetarëve shqiptarë nëse; nuk keni pasur guximin, ani pse Komandanti kishte guximin e flijimit hyjnor, apo nëse nuk ju ka interesuar fare, nëse “nuk keni pasur mjete”, nëse nuk ju kanë “lejuar të huajt”, nëse nuk ju ka lejuar Beogradi, apo nëse nuk ju ka lënë babëzia!… Ëëëë pra, ky popull dhe familja Jashari e do një sqarim, nëse ka burra te politikës që sot e thonë të vërtetën- ndryshe tregoni se Komandanti Legjendar Adem Jashari është i papranueshëm (non grata), në Prishtinë! Dhe për të u kthyer tek prologu i këtij shkrimi:

Jam në kërkim të një sqarimi; kjo është më shumë së një shkarje e shëmtuar dhe e pafalshme përgjatë këtyre dy decenieve e më shumë. Nuk e di, nëse është e domosdoshme që të shumëfishohet kjo si kërkesë popullore dhe e familjes Jashari, në vazhdim si kërkesë e dijetarëve dhe luftëtarëve tanë më në zë, që t’ju kujtojnë juve së përjashtimi i Komandantit Legjendar nga Prishtina, nuk i bënë nder as ish dhe as Qeverisë aktuale e aq më pak atdheut.
Kisha vetëm këtë pyetje…

– Po, ta dua emrin për President të shtetit, por përmendorja e Komandanti Legjendar, nuk i shkon Kryeqytetit!

mars, 2026

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …