Nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në Kijevë të Malishevës ka nisur ndërtimi i Qendrës së Mjeksësisë Familjare, një premtim i realizuar, një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët, fillimi i punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, që po bëhet falë një bashkëpunimi shumë të mirë me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të projektit.

Sigurisht ky është një nga projektet më të mira në sektorin e shëndetësisë, që shumë shpejt do mund ta shfrytëzojnë banorët e Kijevës dhe të gjitha zonat e saj përreth. Do të vazhdojmë të jetësojmë projekte të mëdha, me interes për qytetarët tanë, të cilët edhe na kanë dhënë besimin për të bërë punë të mira, ka thënë me këtë rast, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Cahit İrican

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …