Nis ndërtimi i trotuarit në fshatin Sopniq

Në fshatin Sopniq të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë segmentit kryesor të rrugës. Ecurinë e punimeve në ndërtimin e trotuarit e ka parë nga afër, Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike. “Sot, kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në brendi të fshatit Sapniq, përgjatë segmentit kryesor të rrugës. Investime në infrastrukturë çdo ditë e më tepër janë prioritete që ka vënë në plan komuna e Rahovecit. Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve në rend të parë”, është shprehur drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …