Nis ndërtimi i Qendrës Rinore në Vushtrri

Vushtrria do të bëhet me Qendër Rinore. Gurthemeli i saj u vendos të mërkurën nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Projekti i Qendrës Rinore në Vushtrri është investim i tërësishëm i MKRS-së me një vlerë rreth 275 mijë euro, dhe i cili do të ketë një infrastrukturë moderne.

Ministri Shala u shpreh se ky projekt kapital është në vazhdën e investimeve që po bën MKRS-ja nëpër komunat e Kosovës në fushën e rinisë. Qendra të rinisë, këtë vit, janë duke u ndërtuar edhe në Pejë e Lipjan. Kjo qendër do të jetë një hapësirë e rëndësishme për të rinjtë e Vushtrrisë, ku ata do të zhvillojnë takimet dhe aktivitetet e tyre, tha ministri.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, për projektin e Qendrës Rinore, e falënderoi ministri Shala, për përkrahjen që MKRS-ja po tregon, jo vetëm në këtë projekt por edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që ministria ka me Komunën, e që janë në dobi të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë. Ai theksoi se ky projekt është i mirëseardhur për të rinjtë vushtrrias ngase do të krijohet një mjedis me shumë funksione në shërbim për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …