Nisma

Nisma: Marrëveshja për dokumentet, gjunjëzim i Kosovës para Serbisë

Edhe subjekti Nisma për Kosovën ka kritikuar marrëveshjen e fundit për njohjen e dokumenteve ilegale serbe, duke e cilësuar si gjunjëzim të Kosovës përballë Serbisë. “Njoftimet e fundit se delegacioni i Qeverisë së Kosovës në takimin e fundit me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Bruksel ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veç për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale, të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është një lëshim tepër i rëndë i Qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë, është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Nisma. Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj ka kërkuar që Qeveria ta shfuqizojë urgjentisht këtë marrëveshje, që legjitimon dokumentet ilegale të strukturave paralele të regjimit serb në Kosovë. Përveç kësaj, Nisma kërkon ga Qeveria e Kosovës që t’i ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …