NISMA mbajti Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe Kllokot

NISMA mbajti Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe Kllokot

NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe në Kllokot, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degëve, Këshillat e degëve, dhe delegatët për Kuvend Qendror Zgjedhor të NISMA’s që do të mbahet më 25 Qershor në Prishtinë.

Të pranishëm në mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore në Viti dhe Kllokot ishin, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami dhe nga kryesia e NISMA’s ishin Selvie Rexhepi dhe Endrit Shala.

Delegatëve të NISMA’s në Viti dhe Kllokot, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe Daut Xhemajli, udhëheqës i degës së NISMA’s në Viti.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në këto dy degë të rëndësishme, me qëllimin më të mirë që Vitia dhe Kllokoti të qeverisen nga njerëz të përkushtuar.

Ndërsa, Daut Xhemajli nga NISMA në Viti, falënderoj të gjithë për mbështetjën e dhënë për degën e NISMA’s në Viti. Xhemajli tha se, të bashkuar do të punojmë për të mirën e qytetarëve në Viti dhe në Kllokot.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …