Kuvendi

Nisma Socialdemokrate dhe AKR me grup të përbashkët parlamentar në Kuvendin e Kosovës, shef Endrit Shala

Aleanca Kosova e Re, partia e Behxhet Pacolli do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës bashkë në një grup parlamentar me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Kjo u bë e ditur nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që në fillim të seancës së sotme. Osmani njoftoi se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që të formojnë grupin e përbashkët parlamentar. “Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani Kryetar i këtij Grupi Parlamentar NISMA-AKR, është Endrit Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …