leoni

Nisma Socialdemokrate në Gjilan ka themeluar edhe dy nëndegë, në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik

Nisma Socialdemokrate në Gjilan ka themeluar edhe dy nëndegë, në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik

Nisma Socialdemokrate në Gjilan në vazhdën e themelimit të nëndegëve, të mërkurën ka themeluar edhe dy nëndegë të reja njëra në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik. Kryetare  nëndegës së Zabelit është zgjedhur, Ardiana Biçkaj, kurse kryetar i nëndegës në Kamnik është zgjedhur, Burhan Arifi. Gjithashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre dy nëndegëve në përbërje të të cilave janë nga nëntë anëtarë. Në këto dy takime ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është edhe kryetar i degës së Nimsës në Gjilan. Hasani me këtë rast para të pranishmëve ka folur për punën që po bën Qeveria e Kosovës, e konkretisht ministritë të cilat udhëhiqen nga Nisma Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …