Një delegacion i LDK-së me kryetarin, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës

Një delegacion i LDK-së me kryetarin, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me kryetarin,  Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës, ku kanë marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Lidhur me këtë vizitë në Rotterdam, LDK-ja ka kërkuar edhe asistencën e Ambasadës së Kosovës në Holandë, megjithatë s’janë përfillur nga Ambasada atje me arsyetimin se “janë të zënë me punë në Hagë”. Kjo nuk është hera e parë që përfaqësitë e Kosovës jashtë vendit injorojnë delegacionet e partive opozitare që shkojnë për vizita zyrtare jashtë shtetit. Edhe kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza në adresë të Ambasadës së Kosovës në Uashington, duke thënë se këta të fundit nuk i kanë ofruar kurrfarë asistence edhe përkundër faktit që ishin lajmëruar për vizitën e ish-kryeministrit Haradinaj në Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …