Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë

Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik vetëm përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. Kryeministri, Edi Rama ka shkruar se gjatë këtij muaji kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. “Mirmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …